fbpx

Shqiptarë e serbë konkurrojnë për kryetar të veriut të Mitrovicës

Katër subjekte politike nga të cilat, dy shqiptarë dhe dy serbë kanë vendosur të konkurrojnë për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës, në zgjedhjet e reja që do të mbahen më 23 shkurt.

Zgjedhjet do të përsëriten pasi kryetari i zgjedhur në votimet e dhjetorit të vitit që lamë pas, Kërstimir Pantiç, nga Nisma Qytetare Serbe, refuzoi të bëjë betimin duke kundërshtuar që t’u nënshtrohet ligjeve të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Nisma Qytetare Serbe dhe Nisma Qytetare SDP, prezantuan përfaqësuesit e tyre që do të kandidojnë për postin e kryetarit të kësaj komune të banuar me shumicë serbe.

Nisma Qytetare SDP, ka kandiduar kryetarin e saj Oliver Ivanovic, pavarësisht se ai ndodhet në paraburgim nën dyshimet për përfshirje në krime lufte dhe krime të pasluftës në Kosovë.

Në një deklaratë të kësaj nisme thuhet se kjo kandidaturë është dëshmi se Oliver Ivanoviç, “është i pafajshëm dhe mosvënia e kandidaturës do të nënkuptonte se ai ka frikë nga akuzat e pabaza dhe të turpshme”.

Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë edhe në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit që lamë pas, ishte kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.

Arrestimi i tij që ndodhi të hënën, nxiti reagime të përfaqësuesve serbë të cilët e cilësuan këtë një veprim më prapavijë politike./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button