U kthehen dokumentet e udhëtimit anëtarëve të partisë “E Majta”

Anëtarët e akuzuar të partisë “E Majta” për shkatërrimin e Zyrës Popullore të presidentit Gjorge Ivanov, Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski, do të mund të planifikojnë pushim vjetor jashtë vendit, njofton Portalb.

Prokurorja, Snezhana Bundalevska, nuk e ka kundërshtuar kërkesën e avokatëve të tyre që dokumentet e udhëtimit që u janë marrë, t’u kthehen.

Gjykata u pajtua, por e ka lënë në fuqi masën që në çdo dy javë, të akuzuarit të paraqiten në Gjykatë.

Seanca është anuluar, mbrojtja dhe Prokuroria me dëshmi të ndryshme për atë se në pronësi të kujt është zyra e presidentit.

Përndryshe, objekti ishte cak i protestuesve më 13 prill të këtij viti, kundër vendimit të presidentit për abolim më 12 prill, që më pas e tërhoqi. Inventari u shkatërruar, ndërkaq xhamat janë thyer. Për këtë rast tanimë 3 persona janë dënuar me burgim me kusht, ndërkaq dëmi është vlerësuar se kushton 8.500 euro. /Portalb

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Ivanov i fali të gjithë politikanët që janë nën hetime

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button