Aksidenti në Strazhë, 5 persona të lënduar

Këtë mëngjes në ora 9:15 ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Kërçovë – Shkup në Strazhë, i cili sipas informacioneve të SPM janë të lënduar 5 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Këçovës, për shkak të lëndimeve serioze një person do të dërgohet në spitalin e Shkupit, njofton TV21.

Në aksident kanë qenë dy  vetura të tipit ”Mercedes” me tabela italiane dhe një veturë tjetër  ”Golf” me tabela nga Shkupi, kurse aksidenti ka ndodhur në pjesën rrugore të Kërçovës. Sipas informacioneve të Lidhjes së Auto Moto në Maqedoni komunikacioni është ndërprerë në dy kahjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button