Aeroporti i Shkupit është bllokuar nga mjegulla

Aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup prej mbrëmë është bllokuar nga mjegulla e dendur që ka përfshirë rajonin e Shkupit.

Sipas shërbimeve të aeroportit me vonesa janë realizuar aterimet e aeroplanëve që kishin mbërritur nga Dortmundi dhe Zagrebi, ndërsa janë anuluar aterimet dhe fluturimet nga dhe për në Stamboll.

Mjegulla ka bllokuar edhe komunikacionin rrugor, ashtu që shikueshmëria në rrugët Tetovë – Shkup, Veles – Shtip dhe rajonin e Kumanovës është rreth 50 metra.

Lajme të ngjashme

Back to top button