SDK: Do të formohet Departament Special për luftë kundër krimit

Në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, do të formohet Departament Special, shkruam “Sakamdakazam.mk”, duke u thirrur në burime anonime diplomatike të cilat janë në rrjedhë të procesit të bisedimeve për dalje nga kriza politike, transmeton Portalb.

Sipas informatave, edhe pse Kushtetuta nuk lejon të formohet Gjykatë Speciale, nuk ka kurrfarë problemi që të formohet departament special i cili do ta kishte emrin e njëjtë si të Prokurorisë Publike Speciale të Katica Janevës apo gjegjësisht – Departamenti për vepra penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.

Në departament do të kishte gjykatës në procedurë paraprake, të cilët do të vendosin për kërkesat për paraburgim dhe për masat për siguri të cilat do t’i propozojë Prokuroria Speciale Publike dhe gjykatës të cilët do ta mbarojnë procedurën e shkallës së parë gjyqësore për rastet e PSP-së.

Megjithatë, për ankesat të cilat do të dorëzohen nga palët, përpara Departamentit Special në Gjykatën Themelore Shkupi 1, do të vendosë Gjykata e Apelit të Shkupit.

SDK, gjithashtu shton se ky departament do të formohet sipas modelit të departamenteve për krim të organizuar dhe korrupsion të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë edhe në Gjykatën Themelore Shkupi 1, themelues i të cilit është ish ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski. Ai në vitin 2007 ka arritur që me një fushatë të gjerë dhe argumente ta bind LSDM-në opozitare që të votojë për pakon e referendumit në gjyqësi dhe vendosi bazë që në të ardhmen të formohen departamente speciale sipas nevojës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button