Në 2014-ën priten ndarje etnike dhe politike në Ballkan

Drejtori i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, James Clapper tha se, megjithë zhvillimet pozitive në Ballkanin Perëndimor në vitin 2013, këtë vit rajoni do të vazhdojë të karakterizohet nga ndarje të thella etnike dhe politike.

Clapper i bëri komentet, përpara Komisionit të posaçëm të Senatit për çështjet e Zbulimit. Ai tha se gjendja në Bosnje-Hercegovinë dhe ajo në Maqedoni për shkak të ndasive etnike është veçanërisht e paqëndrueshme.

Qeveria e Maqedonisë, tha Clapper, vazhdon të nxisë programe që synojnë të inkurajojnë nacionalizmin e maqedonasve etnikë në kurriz të integrimit euro-atlantik të vendit.

Sa më gjatë që rruga e Maqedonisë për anëtarësimin në BE dhe NATO të mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, si dhe të marrëdhënieve të dobëta dypalëshe me Bullgarinë, aq më i madh është rreziku që tensionet etnike të rriten./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button