Turqi: Nga rrëzimi i helikopterit ushtarak – shtatë vetë të vrarë

Forcat e armatosura të Turqisë thonë se 7 vetë janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur dje nga rrëzimi i helikopterit, që transportonte pjesëtarë të ushtrisë dhe të familjeve të tyre, në pjesën verilindore të Turqisë, njofton REL.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, e ka përjashtuar mundësinë që helikopteri është rrëzuar nga ndonjë sulm, duke thënë se është njoftuar “se ishte një aksident që ka ndodhur thjeshtë nga kushtet e vështira të motit”.

Helikopteri i tipit Sikorsky po kthehej nga një kazermë ushtarake në hapësirën e Detit të Zi, ku gratë dhe fëmijët po i vizitonin ushtarët për ta shënuar festën e Bajramit.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një gjeneral brigade.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button