“Revolucioni Laraman” në protestë për mbështetje të PSP-së dhe “shpëtimin” e QTQ-së

“Revolucioni Laraman”, prapë paralajmëron protestë antiqeveritare për sot me fillim në ora 19:00 përpara objektit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku dhe tradicionalisht do t’i jepet përkrahje këtij institucioni. Në thirrjen e publikuar në faqen zyrtare të tyre, kërkohet që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e PSP-së. Sipas iniciativës qytetare “në këtë mënyrë do të mundësohet që të gjithë funksionarët që kanë bërë vepra kriminale të përgjigjen përpara drejtësisë”, njofton Portalb.

Edhe lëvizja civile “E dua Qendrën Tregtare të Qytetit të Shkupit (QTQ)”, ka paralajmëruar se do t’i bashkëngjitet protestave të “Revolucionit Laraman”. Të dy lëvizjet do të bëjnë thirrje për protestë të përbashkët për lirimin e QTQ-së, Operës dhe Baletit Maqedonas (OBM) dhe Bibliotekës Universitare Nacionale  “Shën Klimenti i Ohrit” nga Baroku.

Nga iniciativat qytetare thonë se thirrja për luftë në rrugë ka  ardhur pasi që shumë persona kanë kërkuar reagim për barokizimin e paralajmëruar të QTQ-së.

Për barok të OBM-së dhe Bibliotekës Universitare nuk ka ende projekte dhe sipas një kumtese të Ministrisë së Kulturës, për këto dy objekte nuk do të ketë fasadë baroke, megjithatë në të njëjtën kumtesë nuk është e cekur vendimi për “veshjen” e Qendrës Tregtare të Qytetit me fasadë të stilit barok. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button