Poposki: Është e nevojshme që BE ta përforcojë ndihmën financiare për rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ka marrë pjesë në Samitin e Tretë të Ballkanit, që është mbajtur në Paris nën kujdesin e kryetarit të Francës Fransoa Oland, informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, njofton Portalb.

Në sesionin e ministrave të Punëve të Jashtme, është diskutuar për çështjet në fushën e emigrimeve, luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit, politikat për të rinjtë dhe për reformat ekonomike si një ndër kushtet për anëtarësim bë BE.

Ashtu siç njoftojnë nga Ministria, Poposki ka theksuar se kujdesi i Francës dhe Gjermanisë si dy shtete më me ndikim në BE, nëpër samitet në nivel të lartë kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, është garanca më e mirë për kthimin e kredibilitetit të zgjerimit dhe perspektivës që rajoni të bëhet pjesë e BE-së.

“Franca dhe Gjermania konfirmojnë se premtimi për tërë Ballkanin në BE do të plotësohet. Siç shihet për shumëkënd janë mësime të mësuara nga e kaluara, kur Ballkani ishte burim i jo-stabilitetit. Mënyra më e mirë është që tërë Ballkani të anëtarësohet në BE”, ka theksuar Poposki, transmeton Portalb.

Ai ka ardhur në përfundim se është e nevojshme që të përforcohet ndihma financiare për rajonin e cila do të kontribuojë në përparimin e lidhjes infrastrukturore mes vendeve dhe rritjen e investimeve.

Sipas Poposkit, me rëndësi është kërkimi i mekanizmave për tejkalimin e çështjeve bilaterale dhe të jetë pjesë e agjendës së procesit, si mes vendeve kandidate, ashtu edhe mes vendeve kandiadate dhe anëtare të BE-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button