Real Madridi, ekipi që po thyen rekorde

Real Madrid e ka nisur furishëm vitin 2014 duke fituar secilën prej tetë ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të La Ligës dhe Copa del Rey, dhe rezultatet mbresëlënëse pasqyrohen edhe me përmirësimin e bilancit të përgjithshëm.

Tetë takime, tetë fitore, 17 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Statistikë rekorde edhe për një gjigant të futbollit evropian si Real Madrid. Për herë të parë në histori të klubit, ‘Los Blancos’ kanë vendosur rekord prej tetë duelesh pa pranuar gol.

Por, ky nuk është rekordi i vetëm i realizuar nga nëntë herë kampioni i Evropës pas fitores 1:0 ndaj Espanyolit në ‘Santiago Bernabeu’ të martën mbrëma, ku siguruan kualifikimin për në gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Portieri Iker Casillas po ashtu hyri në histori të klubit pasi theu rekordin e Paco Buyo nga edicioni 1994-95 duke arritur në 682 minuta lojë pa pranuar gol. Buyo ishte mposhtur pas 658. Casillas, nuk ka pranuar gol në mbi 11 orë. Dhe, ai për këtë meritat ia jep bashkëlojtarëve..

Lajme të ngjashme

Back to top button