Ja çfarë tha Orav pas takimit me Hajndëll

E plotësuar-   Ambasadori i BE-së Aivo Orav pas takimit me të dërguarin special të Gjermanisë Johanes Hajndëll, është deklaruar për media dhe ka thënë se shpreson në një takim të radhës mes katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, raporton Portalb.

“Besoj se kjo vizitë sot do të ketë ndikim në zhvillimet. Javën e kaluar ne, së bashku me ambasadorët e vendeve anëtarë në BE, dolëm me një qëndrim dhe nuk ishte vetëm sa për të dalur me qëndrim. Ne kërkuam që partitë politike ta aplikojnë marrëveshjen sa më shpejt që mundet. Shpresoj se nesër do të ketë takim ku katër partitë do të ulen përsëri së bashku dhe të ecin përpara”, theksoi Orav.

Ai nuk ka dashur të komentojë nëse pjesë e bisedimeve është edhe formimi i Gjykatës Speciale.

“Nuk do ta komentoj përmbajtjen e bisedimeve, kjo është për partitë politike”, është përgjigjur shkurt Orav.

Hajndëll për momentin po vijon takimin me VMRO-DPMNE, paraprakisht kishte takim me krerët e LSDM-së, ndërkaq pasojnë takimet me BDI-në dhe PDSH-në në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup./Portalb

Dështoi tentimi për takimin në Përzhino ditën e ardhjes së Hajndëll

Liderët e parive politike të cilët nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos nuk do të presin të dërguarin gjerman Johanes Hajndëll me ndonjë ecje pozitive rreth kësaj marrëveshje. Ata nuk do të mund të lëvdohen se kanë rënë dakord në ndonjërën pikë të marrëveshjes e cila u nënshkrua para një viti, madje ata nuk do të mund edhe të thonë se dialogun e kanë mbajtur të gjallë.

Është ka pasur tentim që nesër liderët të bisedojnë me Hajndl, dhe bashkëbiseduesit të vazhdojnë bisedimet në Përzhino, takim nuk do të ketë. Jo zyrtarisht nga VMRO kanë refuzuar të takohen, me arsyetimin se iu duhet me shumë kohë. Zyrtarisht nga partia e Gruveskit nuk komentojnë.

Edhe më tej çështje kyçe qëndron lista votuese, edhe pse kishte disa lëvizje , në takimin e nesërm të partive me KSHZ priten qëndrime të ndryshme lidhur me atë se çfarë do të ndodh me votuesit që nuk do të paraqiten në thirrjen publike- qeveria tenton që ata të jenë në një listë speciale, kurse opozita kërkon pastrimin e tyre nga lista.

Problem i madh qëndron edhe çështja e mediave- veçanërisht pas ligjit për reklamim të cilin qeveria e dorëzoi në parlament. Qeveria thotë se opozita kërkon dënime për gazetarët dhe kërkon të vendos censurë, kurse opozita dëshmon të kundërtën.

Çështje tjetër e pazgjidhur është edhe data e zgjedhjeve, ku LSDM insiston që zgjedhjet të mbahen në nëntor, qeveria kërkon që LSDM të jep garanton që do të shkojë në zgjedhje, edhe BDI kërkon të njëjtën megjithatë thonë se sipas kalkulimeve të tyre në nëntor rëndë që mund të realizohen ato.

Ne marrëveshjen eventuale qëndron insistimi i LSDM-së, që gjykata kushtetuese të qartësohet për iniciativën e Prokurorisë Speciale, në të njëjtën qëndron edhe BDI por jo edhe VMRO.

Edhe Nuland në Maqedoni

Edhe zëvendëssekretarja e SHBA-së, Viktoria  Nuland, do ta vizitojë Maqedoninë në fund të javës pasi që paraprakisht të ketë vizituar Kosovën.

LEXO: Hajndëll u takua me ministrin e MPJ-së, Nikolla Poposki

LEXO: Takimi i Ahmetit dhe Hajndëllit për tejkalimin e ngërçit politik

LEXO: Ja mesazhi i të dërguarit special Hajndëll për liderët partiak

Takimet e 13 majit:

Ja çfarë thotë Ali Ahmeti pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

Ja çfarë thotë Zoran Zaev pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

Takim i Gruevskit me përfaqësuesin e posaçëm gjerman, Hajndëll

Ja çfarë thotë Menduh Thaçi pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button