Kuvendi të shtunën vendos për zgjedhjet presidenciale

Kuvendi të shtunën do të shpall zgjedhjet presidenciale, ndërsa siç mëson Alsat M, bashkë me to do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale duhet të mbahen më 13 prill, ndërsa më 27 prill do të mbahet raundi i dytë bashkë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partitë duhet të publikojnë kandidatët 20 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve.

Sipas burimeve të Alsat M, BDI dhe VMRO vështirë se do të merren vesh për kandidatin konsensual. Nuk përjashtohet mundësia që VMRO-ja të rikandidojë presidentin aktual Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button