Princi Muhammad: Sulmi terrorist do të forcojë Arabinë Saudite

Trashëgimtari i fronit dhe ministri i Brendshëm i Arabisë Saudite princi Muhammad bin Naif bin Abdulaziz Al Saud tha se sulmet e djeshme terroriste në Jeddah, Qatif dhe Medine do të bashkojnë popullin dhe do të forcojnë Arabinë Saudite, tranmseton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve SPA njoftoi se Princi Muhammad vizitoi policët e plagosur të sulmit terrorist në Jeddah dhe me këtë rast theksoi se masat e sigurisë në Arabinë Saudite janë në një nivel të lartë dhe se ato intensifikohen çdo ditë.

“Qeveria dhe forcat e sigurisë të Arabisë Saudite janë të vendosur në luftën për të pastruar vendin nga ata që duan të dëmtojnë njerëzit dhe vendet e shenjta”, tha Princi Muhammad.

Princi Muhammad në vitin 2009 edhe personalisht ishte viktimë e një sulmi terrorist, kur u plagos në sulmin e një terroristi vetëvrasës  i cili kërkoi të fliste me të.

“Lufta kundër terrorizmit nuk është punë e lehtë. E di këtë, sepse edhe unë kam përjetuar këtë të keqe, por në fund e gjithë kjo do të kaloj”, tha Princi Muhammad.

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite më parë njoftoi se në shpërthimet vetëvrasëse të djeshme në Medine në afërsi të Xhamisë së Profetit dhe në Qatif jetën kanë humbur të paktën shtatë persona dhe janë plagosur pesë të tjerë.

Më parë, terroristi me origjinë nga Pakistani kreu një sulm të ngjashëm në Jeddah, në të cilën u plagosën dy policë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button