Në 2014-ën priten ndarje etnike në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë po nxitë programe që inkurajojnë nacionalizmin e maqedonasve në kurriz të integrimit euro-atlantik të vendit.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar të SHBA-ve, James Clapper tha se megjithë zhvillimet pozitive në Ballkanin Perëndimor në vitin 2013, këtë vit rajoni do të vazhdojë të karakterizohet nga ndarje të thella etnike dhe politike.

Clapper i bëri komentet sot përpara Komisionit të posaçëm të Senatit për çështjet e Zbulimit, transmeton VOA.

Ai tha se gjendja në Bosnje-Hercegovinë dhe ajo në Maqedoni për shkak të ndasive etnike është veçanërisht e paqëndrueshme.

Clapper nënvizoi se Qeveria e Maqedonisë vazhdon të nxisë programe që synojnë të inkurajojnë nacionalizmin e maqedonasve etnikë në kurriz të integrimit euro-atlantik të vendit.

Sa më gjatë që rruga e Maqedonisë për anëtarësimin në BE dhe NATO të mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit si dhe të marrëdhënieve të dobëta dypalëshe me Bullgarinë, aq më i madh është rreziku që tensionet etnike të rriten.

Pë Bosnjën, dokumentin bën të ditur interpretime të ndryshme të kornizës politike të bazuar në Marrëveshjen e Dejtonit, si dhe tentimet e udhëheqësve të trija komuniteteve për të mbajtur nën kontroll territoret e tyre politike dhe etnike.  Ata me këtë do të vazhdojnë të rrënojnë institucionet qendrore shtetërore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button