Irani dënon sulmet terroriste në Arabinë Saudite

 Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif dënon sulmet e djeshme terroriste në Arabinë Saudite, më saktësisht në Qatif dhe në Medine, pranë Xhamisë së Profetit.

“Nuk mbeti asnjë vijë e kuqe të cilën terroristët nuk e tejkaluan. Të gjithë ne, shiitët dhe sunitët, do të vazhdojmë të jemi viktima të terrorizmit, derisa përfundimisht nuk bashkohemi”, tha shefi i diplomacisë iraniane Zarif në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Po ashtu edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Behram Qassim, në një deklaratë me shkrim dënoi ashpër sulmet në Arabinë Saudite dhe ftoi të gjithë botën islame në luftë të peërbashkët kundër terrorizmit.

“Terrorizmi nuk njeh kufij, as kombe. Kundër kësaj të keqe, nuk ka zgjidhje tjetër, përpos të arrihet unitet në luftën kundër saj në nivel rajonal dhe global”, tha Qassim.

Irani dhe Arabia Saudite në fillim të janarit të këtij viti, kanë pezulluar marrëdhëniet diplomatike dhe të gjitha marrëdhëniet tjera për shkak të shqiptimit të dënimeve me vdekje ndaj 47 shtqtasëve në Arabinë Saudite, ku në mesin e tyre ishte edhe prijësi i shquar shiit Nimr al-Nimr.

Autoritetet iraniane njoftuan kohët e fundit se besimtarët iranianë këtë vit nuk do të shkojnë në haxh në Arabinë Saudite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button