Dështon tentimi për takimin në Përzhino ditën e ardhjes së Hajndëll

Liderët e parive politike të cilët nënshkruan marrëveshjen e Përzhinos nuk do të presin të dërguarin gjerman Johanes Hajndëll me ndonjë ecje pozitive rreth kësaj marrëveshje. Ata nuk do të mund të lëvdohen se kanë rënë dakord në ndonjërën pikë të marrëveshjes e cila u nënshkrua para një viti, madje ata nuk do të mund edhe të thonë se dialogun e kanë mbajtur të gjallë.

Është ka pasur tentim që nesër liderët të bisedojnë me Hajndl, dhe bashkëbiseduesit të vazhdojnë bisedimet në Përzhino, takim nuk do të ketë. Jo zyrtarisht nga VMRO kanë refuzuar të takohen, me arsyetimin se iu duhet me shumë kohë. Zyrtarisht nga partia e Gruveskit nuk komentojnë.

Edhe më tej çështje kyçe qëndron lista votuese, edhe pse kishte disa lëvizje , në takimin e nesërm të partive me KSHZ priten qëndrime të ndryshme lidhur me atë se çfarë do të ndodh me votuesit që nuk do të paraqiten në thirrjen publike- qeveria tenton që ata të jenë në një listë speciale, kurse opozita kërkon pastrimin e tyre nga lista.

Problem i madh qëndron edhe çështja e mediave- veçanërisht pas ligjit për reklamim të cilin qeveria e dorëzoi në parlament. Qeveria thotë se opozita kërkon dënime për gazetarët dhe kërkon të vendos censurë, kurse opozita dëshmon të kundërtën.

Çështje tjetër e pazgjidhur është edhe data e zgjedhjeve, ku LSDM insiston që zgjedhjet të mbahen në nëntor, qeveria kërkon që LSDM të jep garanton që do të shkojë në zgjedhje, edhe BDI kërkon të njëjtën megjithatë thonë se sipas kalkulimeve të tyre në nëntor rëndë që mund të realizohen ato.

Ne marrëveshjen eventuale qëndron insistimi i LSDM-së, që gjykata kushtetuese të qartësohet për iniciativën e Prokurorisë Speciale, në të njëjtën qëndron edhe BDI por jo edhe VMRO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button