Ndalet Chelsea, “qytetarët” janë lider

Skuadra londineze Chelsea është ndalur me rezultat të bardh 0:0 kundër West Ham United në Stamford Bridge në kuadër të xhiros së 23-të në Premier Ligën Angleze.

Skuadra e trajnerit të mirënjohur Mourinho u ndal në shtëpi me barazim , edhe pse me të gjitha forcat sulmoi për të shënuar fitoren e radhës por asesi nuk ja doli , sepse mbrojtja e Hammersave me të vërtet ishte e çeliktë dhe e pakalueshme.

Chelsea renditet si e treta (3) në Premier Ligen angleze me 50 pikë, me -3 pikë nga lideri i ri Manchester City që ka mposhtur bindshem skuadrën nga londra Tottenham Hotspur me rezultat te thellë 1:5 dhe ka marrë kryesimin në ishull.

Golat për Manchester City i shënuan: Sergie Aguero min 15, Yaya Toure min 51 nga penalltia, Edin Dzeko min 53 , Stefan Jovetiq min 78 dhe Vincent Kompany min 89, ndërsa golin e nderit për Tottenham Hotspurs e shënoi Etien Capoue në min 59.

.

Lajme të ngjashme

Back to top button