Bayerni nuk njeh kundërshtarë në Bundesligë

Në kuadër të Bundesligës Gjermane u zhvillua ndeshja e mbetur Stuttgart – Bayern Munich e cila përfundoi me rezultat 1:2.
Tani seriozisht shtrohet pyetja “Kush ta ndalë Bayernin në Bundesligë?”, skuadra bavareze nuk ka të ndalur pasi po radhit fitoret një nga një dhe nuk njeh kundërshtar.

Në pjesën e parë të ndeshjes, fillimisht në epërsi kaloj skuadra vendase Stuttgart në min 29 me golin e Vedat Ibisheviqit, ndërsa në pjesën e dytë u shfaq krejt tjetër fytyrë nga skuadra e Bayernit e cila barazoi rezultatin në min 76 nëpërmjet Claudio Pizzaro dhe fitoren e siguruan në qastet e fundit të ndeshjes pra në minutat shtesë me një roveshatë të bukur nga Tiago Alkantara.

Bayerni vazhdon të prijë bindshëm në Bundesliga 1 me 50 pikë, 18 fitore 2 barazime asnjë humbje dhe +13 pikë para përcjellësit të parë Bayern Leverkusen e cila ka 37 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button