Zgjedhjet presidenciale në Austri mund të përsëriten më 2 tetor

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka propozuar që zgjedhjet e përsëritura presidenciale të mbahen më 2 tetor.

Plani i Sobotkas duhet të miratohet nga Qeveria e Austrisë.

Më 1 korrik, Gjykata e Lartë e këtij vendi ka anuluar rezulttatin e zgjedhjeve presidenciale, të cilat i ka humbur kandidati i partisë Liria të ekstremit të djathtë.

Kjo parti ka sfiduar rezultatin në gjykatë, duke thënë se votat me postë nuk janë trajtuar si duhet.

Partia po ashtu ka thënë se ka prova se disa persona nën 16 vjeç dhe disa të huaj janë lejuar të votojnë.

Kandidati i partisë Liria, Norbert Hofer, ka humbur zgjedhjet kundrejt liderit të të Gjelbërve, Alexander Van der Bellen, me më pak se 1 përqind diferencë, transmeton REL.
Nëse zgjidhet, Hofer do të bëhet presidenti i parë nga ekstremi i djathtë në një vend të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button