Hapja e ‘Kampit veror’ ndërkombëtar në ‘Pepelishte’

Në Qendrën për trajnim “Pepelishte” sot do të mbahet solemnitet me rastin e hapjesë së projektit të shtatë ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe sigurisë “Kampi veror 2016” në organizim të Akademisë ushtarake “Gjeneral Mihail Apostuli”- Shkup.

Në hapjen solemne, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski dhe mysafirë të tjerë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes, Armata e Republikës së Maqedonisë dhe atashetë ushtarake të akredituar në Republikën e Maqedonisë.

Ky projekt ndërkombëtar “Kampi veror 2016” ka për qëllim ta afrojë kompleksitetin e sfidave të ardhshme në punën e operacioneve post konfliktuoze. Mbahet në periudhën prej 04 deri më 13 korrik, në Qendrën për trajnim “Pepelishte” dhe poligonin e armatës “Krivollak” dhe përfshin 296 pjesëmarrës – kadetë nga Rumania, Bosnjë e Hercegovina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mali i Zi, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuara, Kosova, Turqia, Sllovakia, Shqipëria, Sllovenia, Italia dhe Republika e Maqedonisë si nikoqire.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button