Kryetari i Unionit tē nxënësve shqiptar Uron festën e Fitër Bajramit

Kryetari i Unionit tē nxënësve shqiptar, Jasir Asani Uron festën e Fitër Bajramit.

“Kam nderin që në emrin tim personal dhe në emër të Unionit të nxënësve shqiptar në Maqedoni , të gjithë besimtarëve musliman t’ua uroj Festën e Fitër Bajramit.
Në këtë Festë madhështore dhe të lavdëruar tek Krijuesi ynë, lutemi të gjithë që paqja, solidariteti, mirësia dhe toleranca të jenë virtyte në mesin e të gjithë qytetarëve tanë. Le të reflektojmë për punën, për angazhimet dhe obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, miqve dhe shoqërisë. Le të shtrijmë dorën e ndihmës dhe të solidaritetit për të gjithë ata që kanë nevojë. Të punojmë çdo ditë me shumë përkushtim, për ndërtimin e të ardhmes më të mirë për vendin tonë.
Duke falënderuar anëtarët e Unionit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, uroj që Festa e Fitër Bajramit të na bashkojë drejt realizimit të sukseseve të përbashkëta edhe në të ardhmen”, shkruan Asani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button