Dramë në bar-kafenë “Likuid”: policia ndërhyri me shkopinj dhe pranga

Dramë e vërtetë ka ndodhur mbrëmë në orën 01 e 45 minuta në Ohër, në rrugën “Kosta Abrash”, më saktësisht në bar-kafenë “Likuid”, raporton Portalb.mk.

Pas raportimit për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, nga ana e punonjësve të policisë janë parë dy njerëz të cilët ishin nën ndikim të alkoolit dhe silleshin në mënyrë agresive.

Ata refuzuan kërkesën e zyrtarëve policor që të legjitimohen dhe në një moment i sulmuan fizikisht, pas së cilës policia është dashur të ndërhyjë me forcë fizike, shkop prej gome dhe pranga për t’i parandaluar abuzuesit.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin M.M. dhe 25-vjeçarin M.R. nga Pogradeci i Shqipërisë. Nëpunësve policor iu dha ndihmë mjeksore, sipas të cilës u konstatuan gërvishtje në trup, ndërsa tek shtetasit e huaj nuk u konstatuan lëndime. Është duke u punuar në këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button