Policia nesër, në orën 7 të mëngjesit para Rektoratit

Policia e Kosovës nesër ka mundësi që të dal para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës nga ora 7 e mnëgjesit, një orë para protestës së mundshme të studentëve.

Kjo do të bëhet me qëllim që Policia të jetë e pranishme aty para protestuesve dhe të mos lejojë bllokimin e hyrjes së Rektoratit.

Këtë lajm, gazetarët e pranishëm të mërkuren në protestën e studentëve që kërkojnë dorëheqjen e Rektorit Ibrahim Gashi e kanë dëgjuar nga policët që ishin në krye të detyrës.

Por, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për “Zëri.info”, nuk e ka mohuar e as pohuar këtë lajm. Sipas tij, Policia nuk mund të marrë asnjë masë apo nuk mund të bëj asnjë plan, për derisa siç tha Borovci, nuk dihet nëse do të ketë edhe nesër protestë apo jo.

Sipas Roland Sylejmanit, nga grupi i pavarur i studentëve protestues, të enjten ata nuk do të protestojnë pasi kanë vendosur të realizojnë një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në orët e pasditës.

Ndërkaq, Valton Marku, përfaqësues i Lëvizjes për Barazi, Studim, Kritikë Veprim, i ka thënë “Zërit”: “ Pas kaq shumë orëve qëndrueshmërisë sonë, ne i rrijmë prapa kërkesave tona dhe paralajmërojmë protesta të radhës prap.

Neve na mbetet të vazhdojmë në zyre të gjithë aktivistave që janë të interesuar me diskutu e me vazhdu më shumë këtë ide dhe pastaj do të lajmëroheni ju për kohën dhe protestat e ardhshme”, ka thënë në fund të protestës ai, duke mos dhënë detaje nëse do të mbahet edhe nesër një protestë apo jo. / Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button