Messi nuk shkon te PSG, mbetet “blaugran”

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi mohoi faktin se ka pasur kontakte me argjentinasin Lionel Messi apo me Barcelonën, duke përgjënjeshtruar kështu zërat që flasin për një kalim të Messit në Paris verën e ardhshme.

Në një intervistë për të përditshmen franceze “Le Parisien”, katarioti deklaroi se për momentin është e pamundur një nënshkrim me Messin, pasi këtë gjë nuk e lejon as Fair Play finaciar. Ishin këto fjalët e Al Khelaifit për të përditshmen franceze.

“Nuk kam pasur asnjëherë kontakt me Messin. Nuk kam folur asnjëherë as me Barcelonën. Për momentin kjo është diçka e pamundur, Messi nuk vjen në Paris sepse egzistojnë limite”.

Me këto fjalë Al Khelaifi hodhi poshtë zërat që flisnin se parizienët do të paguanin shumën marramendëse të 250 milonë Eurove për të nënshkruar me argjentinasin.

Ndër të tjera në intervistën e tij sheiku nga Katari pa dashje konfirmoi faktin që Paris Saint Germain, ka nënshkruar me mesfushorin francez të Newcastle, Yohan Cabaye për shumën e 20 milionë Eurove.

Në lidhje me mesfushorin francez Al Khelaifi deklaroi se është një lojtar I mirë dhe mbi të gjitha është me kombësi franceze gjë që I intereson skuadrës së tij pasi për në “Parc De Princues” luajnë shumë pak lojtarë francezë.

Ndërkohë që Al Khelaifi konfirmoi potencialin ekonomik të ekipit të tij duke shtuar se Paris Saint Germain për momentin është klubi I pestë më I pasur në botë, por mohoi faktin se kjo ngjitje kaq e lartë në renditje ka të bëjë vetëm me paratë që kanë ardhur nga Katari, pasi sipas tij klubi parizien ka rritur përfitimet me 60%, brenda një viti të vetëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button