Interi gati për të blerë Nanin

Skuadra e Interit mund të bëjë një lëvizje të zgjuar në orët e fundit të afatit kalimtar. Interi thuhet se është në bisedime për blerjen e Luis Nanit nga Manchester United.

Nani thuhet se nuk është i kënaqur me qëndrimin te Manchester United dhe se ka kërkuar nga agjenti i tij largimin drejt Interit.

Mesfushori portugez nuk ka gjetur shumë hapësira këtë sezon, nën drejtimin e David Moyes dhe pas afrimit të Juan Mata-s mundësitë për tu rikthyer titular minimizohen, ndërkohë që për pesë muaj luhet Botërori “Brazil 2014” dhe ai do vendin e tij në ekip.

Lajme të ngjashme

Back to top button