Stoltenberg: të hapur për dialog me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Bashkimi Evropian dhe Aleanca do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët në samitin e ardhshëm të Varshavës për zgjerimin e bashkëpunimit, njofton Zëri i Amerikës.

Zoti Jens Stoltenberg tha se vendimi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja nuk bën tjetër përveç se e forcon nevojën për lidhje më të ngushta midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian, tani që Aleanca përballet me “një mjedis të ri sigurie, me kërcënime të reja, me një terrorizëm hibrid dhe me paqëndrueshmëri.”

Zoti Stoltenberg tha gjithashtu se NATO-ja mbetet e hapur për dialog me Rusinë dhe po punon me Rusinë për të zhvilluar bisedime menjëherë pas samitit”, ku transparenca dhe pakësimi i rrezikut duhet të jetë një temë e rëndësishme.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button