SHGM E lëshoi brifingun e ministres, ligji për reklamat qeveritare në Kuvend

Në mbledhjen e së premtes, qeveria miratoi tekstin e projektligjit të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë në lidhje me reklamimin qeveritar në media, sipas të cilit, të gjitha mediat do të fitojnë para nga kulaçi i qeverisë.  Nga kjo ministri nuk zbulojnë më detajisht se për çfarë arsyesh dhe në çfarë rrethanash propozohet ky ligj. Nëpërmjet një kumtese, ata vetëm informuan se ky projektligj është në pajtim me reformat evropiane, njofton TV21.

Përfaqësuesit e SHGM-së refuzuan të marrin pjesë në diskutimin material të ligjit, për shkak të takimit të keqorganizuar nga ana e ministrisë, thotë njeriu i parë SHGM-së Naser Selmani. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë është kundër këtij ligji dhe konsideron se kështu do të legalizohet korrupsioni në media.

Reaguan nga LSDM-ja. Thonë se ata fare nuk janë konsultuar gjatë përpilimit të Ligjit.

Me këtë ligj i cili sot pasdite u dorëzua në Kuvend, rregullohet mënyra dhe kushtet për realizimin e aktiviteteve të informimit publik nga ana e institucioneve publike, në pronësi të plotë apo dominuese shtetërore, procedura e ndarjes së buxhetit për fushata, për realizimin e së cilës janë paraparë mbi 100.000 euro si dhe mënyra e raportimit të Agjencisë për fushatat e realizuara vitin e kaluar. Kulaçi i paraparë për mediat, sipas numrave të vitit të kaluar është 20 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button