SIMO shpall konkursin për 200 punësime të reja

Në kuadër të programit për punësim për vitin 2014, Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO) ka shpallur sot konkursin për pranimin e 200 nëpunësve të rinj shtetëror.

Vetëm për këtë vit, siç u paralajmëruar nga ana e SIMO-s, do të realizohen mbi 400 punësime në bazë të programit qeveritar.

“Ky konkurs është një hap konkret për realizimin e programit të SIMO-s, i cili parasheh punësimin e 400 nëpunësve ose administratorëve për këtë vit.Në këtë mënyrë SIMO hap siparin e punësimeve dhe realizimin e politikave që burojnë nga Marrëveshjes së Ohrit, për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat”, tha zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha.

Lajme të ngjashme

Back to top button