OJQ-të, nismë në Kushtetuese për stilin barok

Gjykata kushtetuese do të duhej ta thotë fjalën e fundit për zëvendësimin e fasadave aktuale të Qendrës Tregtare të Qytetit, Operës dhe baletit si dhe bibliotekës në stilin barok, njofton Alsat M.

Epilog të tillë paralajmërojnë nga shoqata “E dua Qendrën Tregtare” pasi në opinion përàiten planet e Qeverisë për t’i veshur këto godina në stilin barok.. Arkitektët dhe qytetarët thonë se tashmë po përgatisin nismë para Gjykatës kushtetuese me të cilën do t’i kontestojnë vendimet e Qeverisë me të cilat këto tre ndërtesa janë shpallur si objekte me interes të posaçëm, që do të thotë se Komuna Qendër nuk do të mund të vendos për fatin e këtyre objekteve.

Ndërsa ekspertë të fushës do të përpiqen ta pengojnë procesin në mënyrë institucionale, opozita u bëri thirrje kompanive ndërtimore t’i injorojnë tenderët për këtë qëllim.

Qeveria para një muaji krijoi mundësitë e nevojshme që ti mbulojë në stil barok Qendrën Tregtare, por edhe të Bibliotekën universitare dhe Operën dhe Baletin e Maqedonisë. Një gjë e tillë u mundësua përmes vendimeve të publikuara në gazetën zyrtare më 6 qershor ku këto tri ndërtesa u shpallën objekte me interes të veçantë. Në këtë mënyrë, mes tjerash, Komuna Qendër e cila kundërshton barokun, e humbë të drejtën që të vendosë për pamjen e këtyre ndërtesave, ndonëse janë në territorin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button