Incidenti në Çair, dy padi penale për Valon Belën

Valon Bela nuk është më këshilltar në komunën e Çairit. Këtë e ka konfirmuar për Alsat kreu i komunës Izet Mexhiti, duke u përgjigjur shkurt se Bela është shkarkuar. Lidhur me incidentin 9 qershorit që ndodhi në komunën e Çairit, Ministria e punëve të Brendshme deri tani ka marrë në pyetje disa persona, tetë prej të cilëve dyshon se kanë marrë pjesë në incident.

“Në SPB-Shkup në bisedë informative janë ftuar më shumë persona , tetë prej të cilëve dyshohen se janë kryerësit e veprës. Pas hetimit të plotë të rastit do të ngrihen edhe padi penale”, njoftuan nga MPB.

Alsat M mëson se pas marrjes në pyetje, policia ka informuar Prokurorinë në formë të shkruar se Valon Bela është i përfshirë në dy vepra penale, armë mbajtje pa leje dhe kërcimin. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të dy personave që ende nuk janë marrë në pyetje. Prokuroria publike ende nuk kanë dhënë asnjë informatë për rastin e kërcënimit të Mexhitit. Me 9 qershor, Valon Bela dhe një grup prej disa personash janë futur ne kabinetin e kryetarit të komunës së Cairit, Izet Mexhiti të cilit i kanë lënë një mesazh kërcënues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button