PDSH do ti bojkotojë zgjedhjet presidenciale?

PDSH-ja jo vetëm që nuk ka caktuar kandidatin presidencial, por ende nuk ka marrë vendim nëse do të kenë kandidat në zgjedhjet presidenciale. Opozita nuk dëshiron 3 procese zgjedhore rishtazi në 3 vite.

Lideri i opozitës shqiptare Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin News 24 në Tiranë tha qartë se PDSH-ja nuk do të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale, nëse zgjedhjet parlamentare mbahen në afatin e rregullt, në vitin 2015.

“Sa i përket zgjedhjeve presidenciale nuk kemi interes si parti për shkak se është një betejë e kotë, nuk fiton kandidat shqiptar. Kështu që njëherë për njëherë nuk kemi interes të marrim pjesë në këto zgjedhje”, ka deklaruar Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. 

Në pyetjen direkte të moderatores nëse PDSH-ja nuk do të dalë me kandidat në zgjedhjet presidenciale, Thaçi u përgjigj: 

“Nuk e besoj, nëse mbahen vetëm pa zgjedhjet parlamentare. Nëse bëhen bashkë atëherë situata mund të ndryshojë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button