Në Shkup organizohet manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit”

Manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit” që paralajmëron ardhjen e Fitër Bajramit organizuar nga shoqata “Vizioni M”, vazhdoi edhe këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të këtij aktiviteti, një tren mblodhi dhjetëra fëmijë para xhamisë së Mustafa Pashës të cilët i shëtiti nëpër disa lagje të Shkupit, duke përfunduar në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Koordinatori i projektit “Kandilat e Bajramit”, Erduan Dauti në deklaratën e tij për gazetarët tregoi se aktivitetin janë duke e organizuar që nga viti 2005 me disa ndërprerje.

Ai duke theksuar se programi përfshin disa pjesë u shpreh: “Programi ‘Kandilat e Bajramit’ zakonisht përfshin Trenin e Bajramit, treni për fëmijë i cili kalon nëpër lagjet e Çairit. Përveç trenit, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Parimi, është përgatitur një ekspozitë para Xhamisë Murat Pashë. Pasi që të arrij treni në Çarshinë e vjetër të Shkupit do të organizohet edhe aktiviteti i quajtur ‘Fidanët e Bajramit’, ku do të performohen disa poezi dhe disa valle për fëmijë.”

Dauti duke u shprehur se këtë vit në shenjë solidarizimi me Almirin, 4 vjeçarin i cili humbi jetën në Kumanovë, kanë moton: “Kandili që u shua në Kumanovë do të ndriçojë sot në Shkup” tha se “Familja e Almirit ka humbur Almirin, por le ta dinë se në këtë moment ka shumë bir dhe bija anembanë. Dashtë Zoti raste të tilla mos të na përsëriten dhe edhe njëherë ju uroj Fitër Bajramin”.

Nga ana tjetër Bushra Fejzulla përgjegjëse e projektit për ekspozitën në një deklaratë për gazetarin e AA-së, duke theksuar se gjatë muajit të Ramazanit kanë përgatitur bizhuteri tha se “Kemi punëtorinë e artizanëve, janë të përgatitura nga 10 aktivistët tanë. Sot bëhet ekspozita dhe shitja e tyre. Kurse shuma e mbledhur do të shpërndahet për nevojtarët.”

Ndërkohë në sheshin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit para xhamisë Murat Pashë u mbajt edhe aktiviteti i quajtur “Fidanët e Bajramit”, koncert për fëmijë. Këtu një vogëlushe recitoj poezi, ku më pas valltarët e Shoqërisë Kulturo Artistike “Emin Duraku” performuan valle.
Në fund të programit u shpërndanë 500 pako Bajrami për fëmijët.

Kandilat e Bajramit 2016

Kandilat e Bajramit 2016

 

Kandilat e Bajramit 2016
Kandilat e Bajramit 2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button