Tetovë, bora pengon komunikacionin, shkaktohen aksidente

Bora që ka rënë ka vështirësuar komunikacionin në qytetin e Tetovës dhe në fshatrat për rreth. Madje, gjatë 24 orëve të fundit, 11 persona janë lënduar në Tetovë nga aksidentet si pasojë e rrëshqitjeve në automjeteve.

Më keq është malësia e Sharrit, ku rrugët nuk pastrohen aq shpesh ndërsa sasia e borës është më e madhe.

“Më vështirë ka qenë në malësinë e Tetovës komunikacioni është zhvilluar vetëm me pajisje dimërore (zinxhirë). Këtu ka rënë më shumë borë se në qytet” thotë për Portalb, kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Veshallë, Emin Denjolli.

Nga Komuna e Tetovës thonë se kanë angazhuar tri kompani kontraktuese IR trans , Golec Trans dhe NB company të cilët pastrojnë rrugët në qytetin e Tetovës, malësinë e Sharrit dhe Kodrën e Diellit, konfirmoi Lume Hyseini, udhëheqësja e sektorit për marrëdhënie me publikun. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button