Eto’o ndeshje bamirësie, në Antalya do të bashkohen yjet e futbollit botëror

Me rastin e 10 vjetorit të punës së Fondacionit “Samuel Eto’o”, në Arenën e qytetit në Antalya-s më 16 korrik do të luhet ndeshja për qëllime humanitare mes All Star yjeve të ekipit të futbollistëve të Eto’o-s dhe yjeve të futbollit turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Fondacionin, të cilin tashmë dhjetë vite e udhëheq futbollisti i famshëm nga Kameruni Eto’o, merret me aktivitete humanitare, udhëheq akademi futbolli dhe shumë punëtori edukative në Kamerun, ndërsa jubileu dhjetë vjeçarë i themelimit do të kremtohet në Antalya.

Eto’o, Lionel Messi, Neymar, Suarez, Diego Maradona, Eden Hazard, Totti, Michael Essien, Xavi, JayJay Okocha, Pierre Aubameyang, Andres Iniesta, Dembsa Ba, Drogba, Arda Turan, Marcel Desailly, Karim Benzema, Fabio Capello, Lassana Diarra, Nëankëo Kanu, Jose Mourinho, Kolo Toure dhe shumë yje të tjerë aktualë dhe të dikurshëm paralajmëruan ardhjen në Antalya.

Nga fondacioni mohuan informacionet e disa mediave botërore të cilat shkruanin se ngjarja e lartpërmendur mund të anulohet për shkak të sulmeve të fundit terroriste në Stamboll.
Në njoftim thuhet se thuajse të gjitha yjet botërore kanë konfirmuar ardhjen në Antalya, ku edhe një natë para ndeshjes do të organizohet një gala bamirësie, ndërsa të gjitha paratë e mbledhura do të dërgohen në Fondacionin e Eto’o-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button