Asgjë të re nga selia e BDI-së, vendimi për zgjedhjet për kohë më të mira

BDI-ja më së paku është e interesuar për marrjen e ndonjë vendimi për zgjedhjet e parakohshme. Zyrtarët e BDI-së e kanë konfirmuar qëndrimin e tyre “as në tokë e as në qiell” që domethënë se ata ende nuk janë në prag të marrjes së një vendimi të prerë, duke theksuar njëkohësisht edhe gatishmërinë në raste se shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Korrespodenti i Portalb nuk vëren asgjë të re në selinë e përfolur të BDI-së në Reçicë të Madhe. Kryesia qendrore e BDI-së, nuk do të ketë sot kurrfarë takimi që ka të bëjë me marrjen e ndonjë vendimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 

Sekretari i BDI-së, Abdilaqim Ademi, konfirmon për Portalb, se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë mbledhje të kryesisë qendrore të BDI-së, në selinë e partisë. Të njëjtën gjë e konfirmon edhe zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani. 

Megjithatë, pritet në ditët në vijim të qartësohet para opinionit se çfarë do të ndodh me bisedimet mes patnterëve të e koalicionit VMRO dhe BDI për presidentin e vendit si dhe për temën në fjalë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button