Do të zvogëlohet numri i taksi veturave të licencuara

Me propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për auto-taksi në territorin e Shkupit që është në rend dite në seancën e ardhshme të këshillit, vetëm do të zvogëlohet numri i taksi veturave nga 2.600 në 2.400 vetura.

Kështu ka njoftuar Qyteti i Shkupit pas informatave në media për zvogëlimin e çmimit startues të taksi veturave.

Arsye për ndryshimin dhe plotësimin e këtij vendimi, sipas Qytetit të Shkupit, është se një kohë të gjatë regjistri i dhënies së licencave shënon ulje me çka tregon uljen e interesit të vozitësve për tu marr me këtë veprimtari.

‘Duke pasur parasysh këto të dhëna, vlerësojmë se janë krijuar kushtet që të ulet numri i taksi veturave nga 3.600 në 3.400. Gjithçka tjetër në Vendim mbetet i njëjtë ndërsa sa u përket informative të mediave janë vetëm spekulime dhe nuk kanë bazë reale dhe aspak nuk janë vendosur për shqyrtim në Këshillin e Qytetit të Shkupit, thuhet në reagim.

                                                   

Lajme të ngjashme

Back to top button