Shilegov: Banesat e Llatasit kushtojnë 400 mijë euro

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov ka akuzuar se redaktorit të Televizionit “Sitell”, Dragan Pavlloviq –Llatas, ka pasur një rrjet të firmave të cilët për katër vite kanë funksionuar me të njëjtën adrës të televizionit “Sitell”.

Shilegov, ka theksuar se, Redaktori i “Sitell”, ka banesa që kapin vlerën e 440 mijë eurove. Dy nga banesat, Llatas i ka blerë në vitin 2011 dhe 2012.
Ai deklaroi se sipas dokumenteve zyrtare nga Kadastra të cilat i ka, për dy vjet, më së paku 200 metra katrorë janë regjistruar në emër të familjes Pavlloviq.

“Llatas më 6 prill 2012 ka blerë banesë në Ilindenska, në Karposh, prej 107 metra katrorë dhe hapësira shtesë prej 6 metra katrorë në vlerë prej rreth 132.000 banesa. Një vit më parë, vajza e tij ka marrë dhuratë banesë, gjegjësisht më 17 shkurt 2011.
 
Banesa është prej 87 metra katrorë dhe hapësira ndihmëse prej 7 metra katrorë, gjithashtu në Ilindenska në Karposh me vlerë në treg prej rreth 109.000 euro. Shihet qartë se dikush ka qenë shumë dorëdhënës ndaj vajzës së tij. Për dy vite Pavlloviq ka përfituar banesa në vlerë prej rreth 240.000 euro.
 
Ata, para se të vijnë deri tek këto dy banesa kanë jetuar në banesë shoqërore në Qendër. Këtë banesë prej 127 metra katrorë dhe vlerë prej 152.000 euro, tashmë udhëhiqet në emër të bashkëshortes. Kjo e bën fondin banesor të familjes Pavlloviq në vlerë prej 400.000 euro”, thotë zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button