Valérie Trierweiler pas ndarjes nga Hollande: Pushteti shkatërroi lidhjen tonë

“Pushteti shkatërroi lidhjen tonë, nëse Franccois nuk do të ishte bërë president ndoshta do të ishim ende bashkë”. Kështu shprehet Valérie Trierweiler, e cila mesa duket është dorëzuar dhe ka pranuar faktet. Duket se ajo i ka lënë pas krahëve nëntëmbëdhjetë muajt e kaluar në Pallatin Elize.

E pyetur nëse donte më shumë politikanin apo njeriun ajo i është përgjigjur: “Nuk e shtyva unë të bëhej Preasident”. Ish- première dame ka pranuar të flasë për herë të parë pas ndarjes në Indi, ku fluturoi menjëherë pas deklaratës së Hollande. “I kam dhënë fund jetës me Valérie Trierweiler” tha për AFP Hollande mbrëmjen e së shtunës. Disa gra politikane si Marine Le Pen e Nathalie Kosciusko-Morizet, janë skandalizuar nga lamtumira formale dhe e akullt. “Një letër pushimi nga puna”, ka komentuar Kosciusko-Morizet. “Nuk ka qenë një pushim nga puna, pasi nuk morra asnjë paralajmërim”, ka thënë Trierweiler e lumtur që më në fund ka mundur të fitojë pak solidaritet femëror, pas shumë muajsh.

“Me Franccois nuk kemi hapur luftë, dëgjohemi në telefon”,tregon ajo. Trierweiler megjithëse siguron se askush nuk duhet të shqetësohet për të, nuk e di ende se me çfarë do të merret. Thotë se do të vijojë impenjimet për qëllime humanitare shprehet e bindur se nuk do të merret sërish me politikë si reportere e Paris Match, por do të mbajë rubrikën e saj kulturore. “Jam e vaksinuar dhe paksa e pështirosur. nuk arrihet të kuptohet sa të pranishme janë tradhtia dhe hipokrizia” ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button