Rufi Osmani: Me veturën zyrtare AUDI A-6 u kursyen 16 mijë euro

Rufi Osmani i konsideron si dezinformata gebelsiane të grupacionit “ Bejto and kompani”, akuzat e Komunës së Gostivarit, për blerjen e veturës zyrtare në katër sy nga ish kryetari. 

“Opinioni publik në Gostivar e dinë mirë se pas marrjes në menaxhim të komunës në prill 2009 si pasojë e borxheve enorme prej mbi 10 milion euro që i kishte lënë në trashëgim Nevzat Bejta komuna ndodhej para bankrotit financiar”, thuhet në reagimin e RDK-së.

“Kryetari Rufi Osmani me përpjekje të jashtëzakonshme për të menaxhuar këtë situatë bankroti racionalizoi në maksimum të gjitha shpenzimet dhe për nevoja të komunës përdori veturën personale një vit e gjysmë. Pas stabilizimit të buxhetit komunal në buxhetin e vitit 2010 me përkrahjen e të gjithë këshilltarëve dhe të atyre të BDI-së u miratua vendimi për blerjen e veturës së kryetarit në shumë prej 40 mijë euro”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Duke sqaruar mënyrën e blerjes së veturës zyrtare, Rufi Osmani thotë: “Këshillit komunal, kishte sjellë vendim për furnizimin e veturës se re në vlerë prej 40 mijë euro , ndërsa u vendos në tetor 2010 të furnizohet veturë e përdorur në vlerë prej 24 mijë euro. Me këtë vendim i bëhej kursim buxhetit komunal në shumë prej 16 mijë euro që kishte si pasojë bazuar në rekomandimin e Byrosë për furnizime publike që të behej furnizimi direkt nga komisioni komunal nëpërmjet furnitorit privat”.

Duke vepruar kështu, thotë Rufi Osmani, komuna respektoi në tërësi ligjin për furnizime publike ndërsa me vendimin që u miratua nga komisioni për furnizime publike u mbrojt interesi publik dhe u kursyen 16 mijë euro në dobi të buxhetit komunal.

“Vetura e përdorur për të cilën bëhet zhurmë e pajustifikueshme është makina që edhe sot e kësaj dite është në përdorim zyrtar nga këto zhurmaxhinjë dhe gënjeshtar të çoroditur të BDI-së”, thotë Rufi Osmani

Lajme të ngjashme

Back to top button