Bekim Fazliu: BDI-ja, lejon sllavizimin e objekteve shqiptare

PDSH-ja, ka reaguar ashpër, lidhur ndryshimet në Ligjin për trashëgimin kulturore. Kjo parti ishte vlerëson se nuk bëhet fjalë për ligj për trashëgimi kulturore por Ligj për falsifikimin të trashëgimisë kulturore. 

Bekim Fazliu, duke e konsideruar Ligjin si të dëmshme për shqiptarët  akuzoi BDI-në si pjesëmarrëse në këtë proces. Sipas tij me ndryshime nuk përfshihen objektet shqiptare, për të cilat tha se po rrënohen, shkatërrohen dhe madje tentohet të sllavizohen.

“Manastire e Kisha, po Xhamia e Prilepit, po Xhamia e Manastirit që tani doni ta shndërroni në kishë. Ku jeni ju të BDI-së, gjitha këto bëhen me përkrahjen e juaj. Po Burmali Xhaminë, që lejuat të shitet trualli i Burmali Xhamisë dhe të ndërtohet ish shtëpia e oficerëve serbë”, tha Bekim Fzliu, PDSH.

“Përmendët Manastirin, në Manastir për momentin implementohen tre projekte që ishin në programin tonë. Sa i përket Jeni xhamisë, gërmimet arkeologjike në jeni Xhami kanë filluar në vitin 2001 kur PDSH ishte në pushtet”, u shpreh Behixhudin Shehabi, BDI.

“Gënjeni para 1 milion shqiptarëve dhe hiq nuk skuqeni. Kisha në kala të Shkupit ka filluar të ndërtohet me lejen e Behixhudin Shehabit”, theksoi  Bekim Fzliu, PDSH.
Edhe partitë maqedonase me akuza dhe kundër akuza rreth mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button