Apeli lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Elvis Rroshin

Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për Elvis Rroshin, ish-kreun e Bashkisë së Kavajës, për të cilin prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg.

Rroshi e quan të padrejtë ndalimin dhe dokumentacionin e përdorur nga prokuroria kundër tij si pa asnjë vlerë ligjore.

“Nxorrën rrugëve letra higjienike pa asnjë vlerë ligjore për të më treguar si kriminel. Avokati im italian, që eshte edhe parlamentar në Itali, më tha kështu: si këtu bëhej vetëm ne Kamboxha! Një gjyq pa asnjë lloj prove dhe dokumenti zyrtar, por vetëm idiotësi politike dhe thashetheme gazetash”, thotë ai.

Rroshi shkruan se është krejtësisht i pastër në Itali, pasi dënimi që ka marrë si minoren është fshirë në vitin 2000, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button