LSDM dhe VMRO debatojnë rreth borxhit të Maqedonisë

Para deputetëve sot filloi debati për Informacion rreth vlerës, strukturës, transparencës së borxhit publik të Republikës së Maqedonisë, të dorëzuar nga deputetët e partive opozitare në Kuvendin e RM-së.

Marijanço Nikollovski nga LSDM-ja deklaroi se “Borxhi i shtetit nuk mund të kalojë 30 përqindëshin nga bruto prodhimi vendor në Republikën e Maqedonisë, ndërsa ai i qeverisë qendrore është 34 përqind”.

Të dhënat nga raporti i vitit 2012 për menaxhim me borxhin publik tregon se borxhi ka arritur në 45 përqind nga Bruto Prodhimi Vendor ose 3.387 miliard euro. Qeveria i ka kaluar kufijtë me borxhin publik të shtetit. Ajo po merr borxh pandërprerë, deklaroi Nikollov.

„Qeveria jo vetëm që e ka shti në borxhe Maqedoninë por edhe i fsheh këta borxhe. Qeveria disa nga kredit e veta i ka transferuar nëpër ndërmarrje publike. Merrni kredi dhe i harxhoni vetëm për kredi, përmendore dhe fasada baroku. Me këto kredi çdo qeveri mund të blejë tre deri katër vjet qeverisje”, deklaroi nga foltorja e kuvendit deputeti Nikollov.

Reaguan edhe nga VMRO-DPMNE, nëpërmjet deputetit Rome Trenev.

“Thoni se shteti po merr kredi por jo edhe se i kthen ato që i ka marr qeveria juaj” deklaroi Trenev duke shtuar se institucionet financiare ndërkombëtare dhe faktet tregojnë se Qeveria shumë mirë po menaxhon me financat publike.

Ndryshe, vetëm për dy ditë Qeveria ka marr hua gjithsej 114.5 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button