Arrest me burg për 2 nga 5 të arrestuarit për grabitjen në Rinas

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy nga pesë nga punonjësit e arrestuar për grabitjen e 1 milionë eurove në Rinas.

Konkretisht, “arrest me burg” për Vangjel Nikollën – Drejtorin e Shërbimeve Aeroportuale dhe Kujtim Picarin – shoqëruesin e vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë.

Për tri të akuzuarit e tjerë, vendimi u shtyy pasi gjyqtarja Enkeleja Hoxha u tërhoq nga gjykimi sepse kishte konflikt interesi. Kësisoj, pritet një seancë tjetër për Arben Karafilin – shefin e stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza dhe për Bledar Blloshmin e Fadil Jonuzajn -agjentët e Sigurisë së ICTS-Albania, transmeton Syri.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button