Fitër Bajrami, në Shqipëri vazhdon tradita e gatimeve tradicionale (FOTO)

Festa e Bajramit sjell gëzim në çdo familje muslimane, pavarësisht kushteve apo mundësive financiare. Sipas traditës që është ruajtur me vite, për këtë festë ka disa gatime tradicionale që nga ëmbëlsirat e deri tek gatimet e tjera.

Një traditë e tillë për festën e Bajramit është ruajtur edhe në familjen e prindërve të motrave Sina. Ata janë mbledhur së bashku në shtëpinë e njërës prej motrave të tyre për të përgatitur të gjitha gatimet tradicionale, por edhe përgatitjet e tjera me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Flutura Melani (Sina), është njëra prej motrave Sina e cila duke folur për Anadaolu Agency (AA) tregon të gjitha gatimet dhe përgatitjet e tjera që bën ajo së bashku me motrat e saj, që gjithsej janë pesë. Ajo tregon se bashkë me motrat e saj kanë agjëruar gjatë gjithë muajt të Ramazanit.

“Ne po bëjmë përgatitjet për darkën e Bajramit, si dhe për drekën e kësaj feste, për Bajramin e Madh. Ëmbëlsira tradicionale në familjen tonë është bakllavaja. Kemi përgatitur bakllavanë tradicionale shqiptare, e cila përbëhet nga 70 petë dhe petët janë holluar një e nga një. Bakllavaja është e përbërë nga një kilogramë e gjysmë miell, 10 kokrra vezë, 700 gramë gjalpë dhe gjysmë kilogramë niseshte. Gjithë përgatitja e bakllavasë zgjat disa orë, prandaj jemi mbledhur të pesë motrat së bashku që të ndihmojmë njëra-tjetrën”, tregon Flutura Melani.

Ajo tregon edhe për gatimet e tjera tradicionale për Festën e Bajramit ku veçojmë mishin e pjekur të qengjit ose kecit që gatuhet me pilaf, pastaj është kimë me vezë, byreku me peta të pjekura që është tradicional, sidomos për familjet nga Tirana. Këto gatime shoqërohen me sallatëra të ndryshme, si me perime të pjekura, sallatë jeshile, sallatë fshati, etj. “Bëjmë edhe supën, që e servirim të parën në tryezë. Bakllavaja është tradicionale si ëmbëlsirë, por ka familje që nuk kanë mundësi të përgatisin bakllava dhe përgatisin ëmbëlsira të tjera, si revani, kabuni, kadaifi, hallvë dhe hasuden. Tryeza në familjet shqiptare për Festën e Bajramit asnjëherë nuk është pa ëmbëlsirë, pavarësisht kushteve ekonomike”, shprehet Flutura.

Për 22 vite ajo ka agjëruar, ndërsa tregon se gjatë kohës së komunizmit, gjyshërit e saj kanë agjëruar edhe në fshehtësi, pasi ishte e ndaluar nga autoritetet e kohës të festoheshin festat fetare.

“Jemi mbledhur tek motra e tretë, që quhet Naile dhe këtu do jemi të gjithë për darkën e Bajramit. Po ashtu edhe për iftar ne gjithmonë organizohemi bashkë. Gjithmonë drekën e Bajramit e kemi festuar bashkërisht si motra, me familjet tona dhe kështu do të vazhdojë kjo traditë, prandaj jemi mbledhur edhe sot për përgatitjet për festën”, tregon me tej njëra prej motrave Sina, Flutura.

Ndërkohë e njëjta traditë pothuajse është në të gjitha familjet shqiptare që festojnë Fitër Bajramin, ku tryeza është e mbushur gjithmonë me gatime të ndryshme tradicionale. Gëzimi dhe atmosfera është më festive sidomos në ato familje ku edhe është agjëruar.

20160704_2_17859947_11920638_Web

20160704_2_17859947_11920637_Web

20160704_2_17859947_11920636_Web

20160704_2_17859947_11920635_Web

20160704_2_17859947_11920634_Web

20160704_2_17859947_11920616_Web

20160704_2_17859947_11920617_Web

20160704_2_17859947_11920630_Web

20160704_2_17859947_11920631_Web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button