Komuna e Gostivarit akuzon Rufi Osmanin se ka blerë veturë zyrtare në katër sy

Komuna e Gostivarit  nxjerr  dokumente të reja që akuzojnë ish kryetarin Rufi Osmani për keqpërdorime. Nëpërmjet një dokumenti, akuzon Rufi Osmanin se ka blerë veturë nga persona fizik

“Në gusht të muajit të vitit 2010, komuna e Gostivarit pa procedurë për furnizim publik dhe në kundërshtim me nenin 2 të Ligjit për Furnizime Publike, ka blerë automjet të llojit Audi A6, nga person fizik në vlerë prej 24 mijë euro ose 1.476.000,00 denarë”, thuhet në reagimin e Komunës së Gostivarit.

Më tej në reagim thuhet se “Rufi Osmani, në bazë të kontratës së lidhur me datë 30.08.2010, përveç se e ka blerë veturën në katër sy, gjithashtu i njëjti, sipas pikës së katër të kontratës: “Me nënshkrimin e kësaj kontrate, automjeti i është dorëzuar blerësit i cili e ka kontrolluar, provuar dhe e ka blerë ashtu siç është”. 

Sipas, kësaj, konstaton Komuna e Gostivarit Rufiu pa mos e dërguar aspak veturën në automekanik e ka blerë veturën, sepse vetë “mekaniku” Rufiu ka konstatuar se vetura është në gjendje të mirë. 

“Në këtë rast, organi kontraktues, Komuna e Gostivarit, nuk e ka respektuar dhe e ka shkel nenin 2 të Ligjit për Furnizime Publike dhe me atë e ka ndaluar, konkurrencën, në mes operatorëve ekonomik, trajtimin e njëjtë dhe jo diskriminimin, transparencën dhe integritetin në procesin e ndarjes së kontratave për furnizime publike dhe shfrytëzimin efikas dhe racional të mjeteve në procedurë për furnizime publike”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gostivarit.    

Lajme të ngjashme

Back to top button