Urim nga Ivanov deri te Obama me rastin e Ditës së pavarësisë së SHBA­-së

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov me rastin e festës kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 korriku ­ Dita e pavarësisë, dërgoi urim deri te presidenti i SHBA­së, Barak Obama.

“E shfrytëzoj rastin, edhe njëherë të theksoj se dy shtetet tona i lidh miqësia tradicionale, vlerat e përbashkëta, si dhe partneriteti strategjik në shumë fusha të rëndësishme. Pjesëmarrja aktive e Republikës së Maqedonisë në shumë misione paqësore, si dhe përkushtimi i fuqishëm ndaj koalicionit global për luftën kundër terrorizmit, janë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të përbashkëta në kontekst rajonal dhe multilateral”, qëndron në urimin e Ivanovit.

Presidenti i Maqedonisë thekson se lartë vlerësohet kontributi i përgjithshëm, si dhe mbështetja e fuqishme dhe e vazhdueshme e SHBA­së për konsolidimin e paqes, demokracisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe për realizimin e qëllimeve strategjike të jashtme­politike të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button