Nesër besimtarët muslimanë kremtojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, muslimanët e mbarë botës sikur edhe në rajon shënojnë Fitër Bajramin, një nga dy festat më të shenjta islame, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kalendarit të bashkësive fetare islame të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, Fitër-Bajrami do të falet të martën.

Shefi i Kabinetit të rijasesit nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI) Muzamil Osmani për AA konfirmoi se nesër në orën 05:44 të mëngjesit namazit të Bajramit do t’i prijë kryetari i BFI-së Sulejman ef. Rexhep në xhaminë e Mustaf Pashës në Shkupi, ndërsa fjalimin e kryetarit do ta lexojë një medresant, duke mos saktësuar emrin e tij.

Ndërkaq Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) njoftoi opinionin se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon të hënën dhe se më 5 korrik, ditën e martë, është dita e parë e Festës së Fitër Bajramit. Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05:40 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri Bajgora, kryeimami i BIK-ut, ndërsa hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet qytetarëve me mesazh për këtë festë.

Në Tiranë, ashtu si në vitet e tjera edhe këtë vit namazi i Fitër Bajramit do të falet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shkak të numrit të madh të besimtarëve. Namazi i Fitër Bajrami do të falet në orën 06:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button