fbpx

Sindikata e BIK: Bastardimi i shamisë dhe mësimet fetare për qëllime politike

Sindikata e Bashkësisë Islame të Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë apel të gjithë besimtarëve dhe gjithë qytetarëve të vendit, që mos të bien pre e disa bastarduesve të fesë islame, të dezorientuar në kohë dhe hapësirë, të cilët vazhdimisht po nëpërkëmbin vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, kombëtare, demokratike si dhe të ardhmen tonë evropiane.

“Kërkesat për nevojat e besimtarëve si dhe fetvat-dekretet mbi çështjet fetare duhet të dalin nga institucioni përfaqësues zyrtar i komuniteteve fetare dhe jo nga përfaqësues të rrymave rigide dhe konservative , me gjenezë dhe rrënjë jashtë vendit tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Më tutje BIK bënë apel edhe ruajtjen e fëmijëve nga doktrinat e huaja politike të ngjyrosura nën petkun e fesë, të cilat shoqërive kudo në botë nuk u kanë sjellë tjetër veçse përçarje dhe anarki, e për këtë Siria është shembulli më i qartë sot.

“Në mungesë të një koordinimi të mirëfilltë të çështjeve fetare islame në vend, nga ana BIK-së, udhëheqësit e së cilës fatkeqësisht e kanë humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë në opinion e gjerë të qytetarëve dhe besimtarëve tanë, pas zgjedhjeve të fundit, të cilat siç dihet edhe botërisht u manipuluan si kurrë më parë, por edhe për shkak të standardeve të dyfishta të tyre visa-vi qytetarëve të vendit, rolin e saj , muajit dhe javët e fundit, përgjegjësinë sajë e kanë marr disa imam në krye në veti , si dhe kryesues partish me ngjyrime fetare me sponsor të jashtëm, të cilët gjithsecili sipas tekëve të veçanta pretendon se Zotin e ka më afër se të tjerët !.”, thuhet në kumtesë.

Sindikata e BIK-ut, edhe më herët ka ngritur zërin për koalicione të heshtura mes udhëheqësve të kryesisë së BIK-ut dhe grupeve joformale, të cilat në Kosovë kanë vepruar dhe po veprojnë në emër të Islamit, duke shtuar se për keqardhje ky bashkëpunim edhe sot jo që ëshrë shkëputur, por vetëm sa është trashur edhe më shumë.

“Të gjithë financuesve të huaj, donatorëve të mëshirshëm, dertlive të fesë, ua rikujtojmë se vendi ynë ka nevojë për përkrahje dhe për miq të jashtëm, por më së paku ka nevojë për para dhe ndihma të cilat krijojnë celula kobzeze, për të mbjell ndasi fetare në mesin e popullit tonë”, thuhet ndër tjera në komunikatë.

BIK thekson se Islami si fe hyjnore në urtextin e tij të shenjtë nuk mund të rrezikohet nga askush, sepse është garantuar nga Zoti, por besimtarët mysliman dhe qytetarët në përgjithësi janë rrezikuar dhe rrezikohen , vetëm nga prijësit e tyre që janë injorantë, manipulant ose të tillë të kurdisur sipas agjenturave të huaja, të cilët ndjenjat fetare i përdorin për të përçarë popullin tonë dhe njëkohësisht për t’u kundërvu prezencës së strukturave evropiane dhe amerikane në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button