Gjykata Kushtetuese, miratimi i buxhetit të vitit 2013 nuk ka bazë për tu shqyrtuar

Gjykata Kushtetuese, në mbledhjen e saj të sotme e ka shpallur veten si jo kompetente për të vlerësuar procedurën e sjelljes së buxhetit të vitit 2013 te cilën qeveria e solli vetë, pasi deputetët e opozitës u larguan me forcë nga Parlamenti, transmeton “24 vesti”.

 Sqarimi i gjykatës Kushtetuese është se vlefshmëria e këtij buxheti ka qenë deri më 31 dhjetor 2013 dhe se ky dokument më nuk ka vlefshmëri juridike. Duke u nisur nga kjo, në bazë të Gjykatës Kushtetuese, ky dokument në mënyrë juridike nuk ekziston dhe si e tillë nuk ka bazë për tu shqyrtuar.

Arsyeja e dytë të cilën e thekson kjo gjykatë, është se miratimi i buxhetit në komisionet parlamentare është e definuar me rregulloren e Parlamentit dhe nëse kjo rregullore thyhet, për këtë nuk është kompetente Gjykata Kushtetuese.

Në këtë iniciativë u kontestua mënyra se u sjellë buxheti për vitin 2013, sepse nuk kishte nënshkrimin e kryetarit të komisionit përgjegjës për rishikimin e buxhetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button