Rektorati i UKM-së vlerëson se zgjedhjet studentore kanë qenë skandaloze

Rektorati i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM), vlerësoi se zgjedhjet për kryetar të Parlamentit Studentor të UKM-së kanë qenë skandaloze, njofton Portalb.

Zgjedhjet kanë eskaluar me përleshje fizike gjatë së cilës janë përzier edhe përfaqësuesit e MPB-së, të cilët, sipas Rektoratit, nuk kanë qenë të thirrur nga personat përgjegjës të universitetit.

Në seancën e sotme të Rektoratit të UKM-së u vendos të formohet komision i cili do t’i shqyrtojë të gjitha faktet dhe dëshmitë për ngjarjet dhe situatën lidhur me zgjedhjet studentore.

Në seancë kanë qenë të pranishëm edhe nga Plenumi Studentor edhe nga Parlamenti Studentor. Gjatë fjalimit të Plenumit Studentor kanë qenë të treguara video – inçizime nga ngjarjet në zgjedhjet, gjegjësisht incidentin përpara PSUKM-së, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit e MPB-së, transmeton Portalb.

Nga Plenumi Studentor janë pjesërisht të pakënaqur me formimin e komisionit, sepse vlerësojnë se deri më tani, formimi i komisioneve të tilla ka sjellë deri te relativizimi i problemit. Përderisa ka zgjatur seanca në Rektorat dhjetëra studentë kanë protestuar, sepse sipas tyre është shkelur Kodi Etik i UKM-së.

Rektori në largim, Velimir Stojkovski, të premten u shpreh i shqetësuar dhe kërkoi nga Parlamenti studentor sqarim të detajuar për të gjitha rrethanat dhe ndodhitë lidhur me zgjedhjet studentore.

“Jam shumë i shqetësuar nga informacionet të cilat u publikuan në media për ngjarjet me zgjedhjet studentore, të cilat ishin nën çdo dinjitet, si dhe përdorimi i forcave policore me automjete të blinduara në zgjedhjet akademike studentore. Për shkak të kësaj, apeloj deri te të gjithë studentët, anëtarët e PSUKM, anëtarët e Plenumit Studentor, anëtarët e iniciativave studentore dhe format tjera të organizimit të studentëve, për qëndrueshmëri nga çfarë do aktivitetesh të cilat në mënyrë shtesë do ta komplikonin situatën, që do të mund të sjell deri në pasoja serioze nga shumë aspekte”, tha Stojkovski në kumtesën e dërguar deri te opinioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button